Ministri Aliu: Gjithçka po bëhet keq në punimet e rrugës Rahovec-Xërxë!

by RHP3

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Libur Aliu ishte ne vizit në komunën e Rahovecit për të parë nga afër punimet infrastrukturore.

Ai bashkë me kandidatin e komunës së Rahovecit z. Visar Korenica dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kandidatë për asamble që janë profesionistë të infrastrukturës, vizituan punimet në rrugën me 4 korsi Rahovec – Xërxë.

Ministri ndër tjerash tha se: Gjithçka këtu po bëhet keq në momentin kur e shikoi punimet në rrugën me 4 korsi Rahovec Xërxë.

Ministri i dha përkrahje kandidatit Visar Korenica dhe ata janë pajtuar që në fillim të mandatit të ri-shikohen të gjitha kontratat e lidhura nga tandemi i AAK-së, Smajl Latifi dhe Pal Lekaj.

“Duhet të ridefinojmë shumëçka në këtë rrugë për mënyrën si është duke u ndërtuar. Më pas, do të finalizojmë projektin siç i ka hije dhe do të jetë një prej rrugëve më moderne dhe sipas standardeve infrastrukturore, që i kontribuon urbanizimit të mëtejshëm të komunës së Rahovecit dhe padyshim zhvillimit agro-ekonomik.” – tha Visar Korenica

Related Articles

Leave a Comment