Pas paraqitjes së rastit me grip të shpezëve, AUV rekomandon disa masa për fermerët

by RHP3

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

Mbani shpezët në kushte të mira,

Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h

Related Articles

Leave a Comment