Skandali i vendimit për shkarkimin e drejtorit të Arsimit në komunën e Rahovecit është përshkallëzuar.
Është inspektori Gjergj Gojani ai që ka dhënë një intervistë për portalin Kosova Post, ku i ka treguar se është k ërcënuar nga kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi.
Po e sjellim artikullin e plotë të KosovaPost të pandryshuar për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Linku i lajmit: https://kosovapost.net/skandal-kryetari-i-rahovecit-smajl-latifi-kercenon-nje-inspektor-te-arsimit-pasi-iu-kerkua-shkarkimi-i-nje-drejtori/
Lajmi:
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Kosova Post, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka k ërcënuar së fundi një inspektor të arsimit.
Bëhet fjalë për inspektorin Gjergj Gojani, meqë ky mori një vendim, i cili, duket që nuk i ka pëlqyer aspak Latifit.
Sipas këtij vendimi, Kryetari Latifi, është i detyruar të iniciojë procedura disiplinore ndaj një drejtori të kabinetit të tij.
“1. Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, të iniciojë procedura disiplinore dhe ligjore për shkarkimin nga detyra zyrtare e drejtorit z. Avni Morina, Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
- Ankesa në vendim, nuk e shtynë ekzekutimin e vendimit” – thonë dy pikat e këtij vendimi. Pikërisht këto dy pika janë bërë shkaktare që Latifi të zemërohet në Gojanin, e madje edhe ta kërcënojë me jetë.
Kosova Post e ka kontaktuar inspektorin Gojani, për ta konfirmuar nëse kjo është e vërtetë dhe ai e ka pranuar se Latifi e ka kërcënuar në disa forma.
“Më ka k ërcënuar me jetë! Më ka thënë: A e din që unë jam kanë në luftë”, duke ia ka kujtuar se “me kë ka punë!”.
Për Kosova Post Gojani ka thënë se “ka më tepër se një vit” që është duke i hetuar parregullsitë në sektorin e arsimit në komunën e Rahovecit. Sipas tij, një varg shkeljesh, shumica prej të cilave nuk janë përmendur fare në vendim, kanë ndodhur për disa vite me radhë.
Megjithatë, argumentet e tij prej inspektori, nuk kanë kryer punë. Sipas Gojanit, Latifi është duke menduar se ky vendim, nuk është obligativ për komunën, duke qenë se bëhet fjalë për një emërim politik.
“Drejtori është post politik, andaj askush nuk ka të drejtë të përzihet në këtë çështje!”- i ka thënë ai inspektorit, duke eskaluar edhe në fyerje e kërcënime. Por Gojani ka thënë se nuk po qëndron duarkryq. Ai veç është duke e bërë gati një padi për të gjitha këto.
Sipas këtij të fundit, vargu i parregullsive që lidhen me performancën e drejtorit Morina, është i gjatë:
“Vlerësimin e drejtorëve të shkollave e ka bërë në mënyrë selektive, duke i anashkaluar ata që kanë pasur lidhje politike; pastaj, vetë procesi i vlerësimit është kryer nga një person i cili kurrë nuk e ka mbajtur asnjë ditë orë mësimi, a s’është kjo parregullsi?”
Një çështje tjetër, e cila e nxjerr fajtor drejtorin Morina, është edhe ajo me nxënësit e regjistruar në profilin e mjekësisë, ndonëse pa miratimin e Ministrisë së Arsimit.
Kosova Post ka bërë përpjekje që nga dje që ta kontaktojë Kryetarin Latifi, mirëpo, nuk ka marr ndonjë përgjigje rreth këtij rasti, me arsyetimin se ai është i zënë./ImerTopanica/KosovaPost/
