Inspektori Gjergj Gojani: Jam duke bërë gati padinë për Smajl Latifin

by RHP

Inspektori i Arsimit të Gjakovës që është institucion ekzekutiv i Ministrisë së Arsimit, Gjergj Gojani, ka paralajmëruar padi për Smajl Latifin për të gjitha parregullsitë.

Për KosovaPost Gojani ka thënë se “ka më tepër se një vit” që është duke i hetuar parregullsitë në sektorin e arsimit në komunën e Rahovecit. Sipas tij, një varg shkeljesh, shumica prej të cilave nuk janë përmendur fare në vendim, kanë ndodhur për disa vite me radhë.

Megjithatë, argumentet e tij prej inspektori, nuk kanë kryer punë. Sipas Gojanit, Latifi është duke menduar se ky vendim, nuk është obligativ për komunën, duke qenë se bëhet fjalë për një emërim politik.

“Drejtori është post politik, andaj askush nuk ka të drejtë të përzihet në këtë çështje!”- i ka thënë ai inspektorit, duke eskaluar edhe në fyerje e kërcënime. Por Gojani ka thënë se nuk po qëndron duarkryq. Ai veç është duke e bërë gati një padi për të gjitha këto pasi nuk ka zbatuar vendimin e Inspektoratit për shkarkimin e drejtorit Morina pasi u gjetën parregullsi.

Related Articles

Leave a Comment