Kandidatja për asamble komunale të Rahovecit Merisa Sharku Vuqitërna e cila po ashtu është pjesë e organizatës “Grapeland” ka ri konfirmuar se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e projektit monumental “Grapeland”.
Më poshtë ju sjellim postimin e saj të plotë:
“Jam pjesë e rinisë që don’ me e pa Rahovecin “Hollywood”, jam pjesë e grupit të organizatës “Grapeland”, ideatorët e të cilët kanë shpenzu energji, mund e kohë vetëm e vetëm se ata e duan vendin e tyre, ata duan që Rahoveci me bo ikon, me e ngjallnu, e me u mburr prej kah jemi.

Ideja filloj prej një grupi të vogël po u bo shumë shpejtë andërr e gjithë qytetit, ende pa u realizu ideja, fjala ‘Grapeland’ mbizotëron mbi çdo foto e shumë statuse të rahovecasve.
Shumë shpesh na pysin: Çka po bohet me Grapeland bre?
MOS NA I NDALNI ANDRRAT!
Rahoveci meriton me pas ikona, e me kon ikon, lejoni rininë me i ndjekë andrrat me e zhvillu kët’ vend.
Programi i vetëm i cili do e realizoj kët’ andërr e shumë andrra tjera të rinisë sonë.”
#vvisari144 #merisa11 #Grapeland
