Kandidati Korenica premton lehtësira për bujqit gjatë eksportit në vendet e BE-s

by RHP3

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit z. Visar Korenica gjatë vizitave të tij te prodhuesit vendor ka diskutuar për problemet që paraqiten gjatë eksportit të produkteve vendore.

Ai vizitoi sipërmarrjen e suksesshme në Rahovec “Muratti Biopak” dhe aty u njoftuar nga afër nga pronari Bejtullah Haxhimurati për sfidat që kjo kompani ka në tregun e jashtëm.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

“Muratti Biopak është një prej sipërmarrjeve të suksesshme të Rahovecit që punëson rreth 150 familje që kultivojnë rrushin.

Pronari Bejtullah Haxhimurati më njoftoi me procesin e punës, kurse unë ja shpreha gjithë mirënjohjen për punën e pandalshme dhe avancimin e procesit të punës.

Muratti Biopak prodhin deri 3 milionë litra në vit, kurse sfidë për ta mbetet njohja gjeografike e tokës bujqësore gjatë eksportit në vendet e BE-së, sepse sistemi gjeografik vreshtat i njeh si të territorit të Serbisë.

Zgjidhja: Rreth kësaj çështje e kam njoftuar ministrin Faton Peci me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe po punojmë bashkë për të përmirësuar gabimet 20 vjeçare të partive të PAN-it dhe ta fusim bujqësinë një herë e mirë në binarë – proces që do kohë!”

Related Articles

Leave a Comment