Kandidatja e re për asamble komunale në komunën e Rahovecit, Merisa Sharku Vuqitërna është fokusuar në mbështetjen dhe përkrahjen për grat punëtore të Rahovecit.
Në fillim të fushatës ajo premton se do të qëndron sa më afër nevojave të grave dhe do ti mbështes në zhvillimin dhe avansimin e bizneseve të tyre.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:
“Një pjesë e fuqishme e ekonomisë në familjet rahovecase është puna e grave punëtore të këtij vendi.
Plotë prej tyre mbajnë familje e shkollojnë fëmijë, prandaj medoemos përkrahja e tyre duhet të jetë e pa kushtë.
Ato do të punojnë dinjitetshëm duke u krijuar kushte për avansimin e kësaj kulture e tradite. Gratë dijnë dhe mund të bëjnë biznes.
Ato do të ndihmohen me grande dhe infrastrukturë përkatëse për biznes.
UNË DO TË JEM GARDIANE E KËTIJ PREMTIMI. #merisa11“
