Një person ka vde.kur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrotulluar me traktorin e tij në një vend malor, raporton TV Prizreni
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vde.kjen e vik.timës.
Ky është njoftimi i plotë:
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vik.timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren, 16.09.2021-16:00.Është raportuar se vik.tima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se vik.tima kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i vik.timës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
