Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Imeri nga Komuna e Drenasit. Atyre iu ndërroi jetë vajza 23 vjeçare. E vde.kja e saj, sipas familjarëve, erdhi 48 orë pas vaksinimit të saj me vaksinën anti-Covid.
Në një rrëfim për Periskopin, daja i saj, Haxhi Xhemajli, ka treguar se si erdhi deri të vd.ekja e mbesës së tij.
Xhemajli ka thënë se dyshimet e tyre janë që vde.kja e saj erdhi si pasojë e vaksinimit me vaksinën ‘Pfizer’ pasi që ajo po punonte teksa humbi vetëdijen papritmas.
“48 orë pasi e ka marrë vaksinën ka vd.ekë. Edhe dje e kanë çu në spital pavetëdije, u kanë tu punu, e kanë çu në spital, kur e kanë çu në spital, ia kanë dhënë nja tri doza gjak, por i kanë thënë gojarisht që i ka pëlcit mëlçia”
“Ndërsa në raport të mjekut e kanë shkruar si vde.kje e natyrshme, tash dyshimet na, unë si dajë që jam, se vde.kje të natyrshme e me të pëlcitë mëlçia nuk ka, edhe tash personalisht por edhe vllau po dyshojmë që prej vaksine.

Raport të autopsisë nuk i kanë ba, brenda një ore ia kanë ba letrat (për lirim nga spitali) dhe e kanë pru në shtëpi.”, ka thënë ai për Periskopin.
“E vërteta është që fiks pas 48 ore që e ka marrë vaksinën çika ka mbetë pavetëdije. Problemin tjetër e kemi na, se qysh mjekët me shkru në raport vde.kje e natyrshme, s’po mundem me kuptu.”, shtoi ai.