Sot ka ndodhur një gjë e pazakontë për kulturën qytetare të komunës së Rahovecit por jo edhe për drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit z.Përparim Krasniqi.
Sot në portalin tonë RahovecPost është raportuar për rastin që ka ndodhur në lidhje me fshatin Zaqisht ku kryetari i fshatit E.K. i cili në emër të banorëve të fshatit i është drejtuar drejtorit Përparim Krasniqi me disa kërkesa që kishin për qëllim përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së fshatit Zaqisht pasi të njëjtat i janë premtuar në kohë fushate nga kryetari i tanishëm i komunës sonë z. Smajl Latifi.
Kërkesat e kryetarit të fshatit drejtuar drejtorit Përparim Krasniqi kryesisht kishin të bëjnë me kubëzimin e disa rrugëve të fshatit, të rregullohet ndriçimi publik i fshatit, të rregullohet kanalizimi i fshatit, të zhvendoset trafoja e stërvjetruar e cila paraqet shumë rrez.ik për fëmijët e fshatit pasi aty pranë është edhe këndi i lojërave për fëmijë.
Përgjigjja e drejtorit për Shërbime Publike z. Përparim Krasniqi ishte skandaloze duke iu drejtuar kryetarit të fshatit me fjalët “Këto kërkesa duhet ti rregullojë Visar Korenica”, kjo përgjigje sa e ulët aq edhe e papërgjegjshme pasi personi i përmendur nga drejtori Krasniqi është deputetë në kuvendin e Kosovës dhe jo person përgjegjës për ti rregulluar këto.
E gjitha kjo ngjarje është publikuar në profilin e tij në facebook nga vetë kryetar i fshatit dhe faqja në facebook e “Fshati Zaqisht” por ky informim nuk qëndroi gjatë aty pasi menjëherë nisën presionet nga vetë drejtori i shërbimeve publike në komunën e Rahovecit z.Përparim Krasniqi i cili falë presionit të ushtruar ky njoftim është fshirë nga kryetari i fshatit Zaqisht dhe faqja në facebook e fshatit Zaqisht.

Duhet bëhet e qartë se kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi si dhe drejtorët e tij që në fokusin e tyre duhet të jenë të gjitha fshatrat e komunës sonë në mënyrë të barabartë dhe jo vetëm disa fshatra të përveçëm nga vijnë disa drejtorët të caktuar.
Fshati Zaqisht është pjesë e komunës së Rahovecit dhe banorët e asaj ane e meritojnë trajtimin e njëjtë si të gjitha fshatrat e tjerë.


Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i kuvendit të Kosovës z. Visar Korenica me një postim në profilin e tij zyrtarë në facebook./RahovecPost