Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
IHMK ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë ga drejtimet e ndryshme.
Sipas njoftimit, nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë.
Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malor parashihen edhe vranësira të ulëta.