Njoftim nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm

by RHP

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit njofton të gjithë të interesuarit se Help Kosovo do të organizon takime informuese për projektin “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Takimi informues do të mbahet me 16/09/2021, takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, e cila gjendet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale, takimi fillon nga ora 10:00.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org . Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 në mënyrë që të mundësojë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.

Fokusi i aktiviteteve është në krijimin e vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga COVID-19.

Përkrahja do t’u ofrohet grupeve të cenueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjt, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 euro në formë te pajisjeve, jo para të gatshme.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen Brenda afatit të caktuar.

– Me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

– Ose përmes adresës elektronike [email protected]

– Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/

Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimit informues.

Takimi informues do të mbahet duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK.

Related Articles

Leave a Comment