Dorëzohet në Rahovec personi që s ulmoi tri femrat në Prishtinë, kishte urdhëresa të tjera nga Gjykata!

by RHP

L.V është dorëzuar sot në Stacionin Policor në Rahovec.

Personi që ka s ulmuar tri femra në Prishtinë ishte shpallur në kërkim nga Policia, por që mëngjesin e sotëm ka vendosur vetdorëzimin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se L.V ishte i ndjekur penalisht edhe për raste të tjera dhe se i njëjti kishte urdhëresa për intervistim.

I njëjti është intervistuar në stacionin Qendër në Rahovec. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Dragodan në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Indeksonline ka intervistuar njëren nga femrat e s ulmuara nga i d yshuari L.V.

Ajo ka thënë se arsyeja e s ulmit ndaj tyre ishte se nuk i kanë plotësuar favore s eksuale në një qendër masazhi në Prishtinë./Indeksonline/

Related Articles

Leave a Comment