Partia Demokratike e Kosoves dega në Rahovec ka akuzuar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, për moskujdes të tunelit dezinfektues dhe mosrespekt ndaj të rinjve që dhuruan tunelin dezinfektues për qytetarët e Rahovecit.
Ky është postimi i plotë i PDK-së:
Ky tunel dezinfektimi është ndërtuar dhe ishte dhuratë nga disa të rinj Rahovecas dhe një OJQ lokale, për komunën e Rahovecit. Sot, mund ta shihni të hedhur në një çoshe afër postës dhe nuk shfrytëzohet! Ky veprim i pushtetit të AAK-së, tregon:
Mos respekt ndaj të rinjve që dhuruan këtë tunel dezinfektimi për qytetarët;
Mungesë përgjegjësie ndaj pronës publike; dhe
Për këta pandemia ka marrë fund, në një kohë kur është evidente që fundi i pandemisë nuk është afër.