Edhe një doktor shkence i bashkohet Vetëvendosjes ne Rahovec

by RHP

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e VV-së, Visar Korenica, ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti.

Nga sot në Vetëvendosje është anëtarësuar edhe doktor shkence Muharrem Shtavica.

Korenica, teksa ka prezantuar biografinë e tij, ka thënë se Muharrem Shtavica po e pasuron rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec dhe përgatitja profesionale dhe integriteti personal i z.Shtavica po e bën edhe më të sigurtë ndryshimin e tetorit!

Postimi i plotë:

Muharrem Shtavica – Prurja që po e pasuron rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec!

Muharrem SHTAVICA, është në prag të doktorimit në departamentin Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Akdeniz në Antalya të Turqisë. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në Universitetin e Marmarasë kurse ato baçelor në Universitetin Okan në Stamboll në po të njëjtën fushë. Në vitin 2014, përmes programit Erasmus arrin ta fitojë bursën e Bashkimit Evropian për të ndjekur studimet dhe për të marrë përvojë në Universitetin Friedrich Schiler në Jena të Gjermanisë. Atë e prita në zyre bashkë me Gazmendin duke i uruar rrugëtim të mbarë e të suksesshëm në Lëvizje.

Shtavica botoi një numër artikujsh shkencorë në revista prestigjioze ku veçohen:

  1. Çështjet Kufitare në Ballkanin Perëndimor: Procesi i Demarkimit mes Kosovës dhe Shteteve Fqinje;
  2. Gjeopolitika Bashkëkohore Ruse në Ballkanin Perëndimor;
  3. Legjitimizimi i Ndërhyrjes së NATO-së ne Kosove: Një qasje sipas teorisë së Realizmit dhe Liberalizmit

Përgatitja profesionale dhe integriteti personal i z.Shtavica po e bën edhe më të sigurtë ndryshimin e tetorit!

Related Articles

Leave a Comment