Asambleisti Munib Durguti i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

by RHP

Asambleisti, Munib Durguti, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Visar Korenica.

” Asamblisti më aktiv Munib Durguti është anëtari më i ri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Munib Durguti studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin Jurist i Diplomuar, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në Kolegjin Universitar AAB.

Aktualisht mban pozitën e Këshilltarit Komunal në Asamblenë Komunale në Rahovec. Gjatë mandatit 4-vjeçar është dalluar me punë aktive dhe propozime të shumta në Kuvendin Komunal të Rahovecit, duke inicuar dhe ngritur në vazhdimësi shqetësime të qytetarëve për cilesinë e projekteve kapitale të cilat zbatohen në komunën tonë.

Gjatë viteve 2014-2017 ishte Drejtor Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit, drejtor i cili mbahet mend për shumë reforma dhe projekte në shëndetësi si:
-Financimi i specializimeve të shumta për kuadrot shëndesore, sidomos në drejtimet e mjekësisë së nivelit sekondar,

  • Projektimi dhe fillimi i ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
  • Themelimi i Emergjencës (nëpërmjet ngritjes se kuadrove, dhe ngritjes së objektit të standardizuar të emergjencës)
  • Ndërtimi i Qendrës së Dializës, dhe shumë projekte të tjera të cilat kishin impakt në zhvillimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës sonë.
  • Po ashtu, është certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe për zbatimin e politikave shëndetësore në nivelin komunal.

Munib Durguti ishte i angazhuar shumë edhe në mirëqenie sociale, në zgjidhjen e çështjes së banimit për të pastrehët dhe ndihmë sociale për nevojtarët.

Me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Munibi do të ndihmojë në suksesin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë.” ka shkruar Korenica./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment