Deputeti Korenica prezanton adermin e ri, arkitektja Merisa Sharku i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

by RHP

Arkitektja, Merisa Sharku, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Visar Korenica, përmes një postimi në Facebook duke i uruar mirëseardhje Merisës në këtë parti.

Deputeti Korenica ka bërë të ditur se Sharku, do të jetë një nga kandidatet për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

” Arkitektja Merisa nga sot me Lëvizjen!

Merisa Sharku Vuqitërna është një nga kuadrot më të mira në Komunën e Rahovecit me përgatitje të lartë dhe të dëshmuar profesionale. Ajo mban titullin e Masterit pranë Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Pasi përfundoi shkollimin vazhdoi punën si arkitekte me shumë projekte të suksesshme duke bashkëpunuar me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare.
Mori pjesë në projekte dhe punëtori të shumta të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare si UN-Habitat dhe të tjera.

Merisa është pjesë e iniciativës së arkitektëve të rinj nga Rahoveci për krijimin e monumentit GRAPELAND.

Merisa Sharku Vuqitërna do të jetë pjesë e listës fituese të zgjedhjeve lokale në Rahovec.”, ka shkruar Korenica./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment