KB Rahoveci arrin të fitoj ndaj Trepçës, Vreshtarët në festë!

by RHP

Në kuadër të “Final Eight” kupës së Kosovës në basketboll sot janë zhvilluar tre ndeshje në ditën e parë të hapjes zyrtare të kësaj gare.

KB Rahoveci ishte përcaktuar që ndeshjen e parë çerek-finale ta zhvillojë ndërmjet skuadrës së Trepçës e cila së fundmi në afatin kalimtarë është përforcuar dukshëm duke sjell kualitet në skuadër.

Ndeshja ndërmjet KB Rahovecit dhe KB Trepça është zhvilluar nga ora 16:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ndeshja filloi me një seri prej 5-0 në të mirë të vreshtarëve po më pastaj ishte Trepça që bllokoi në tërësi vreshtarët duke mos lejuar asnjë pikë më shumë të shënohen nga vreshtarët ndërsa xehetarët shënuar 14 pikë dhe kur përfundoi edhe sekonda e fundit e dhjetë minutëshit të parë rezultati në semafor regjistronte rezultatin KB Rahoveci 5 – 14 KB Trepça.

Në çerekun e dytë vreshtarët këndellen dhe arrijnë të zvogëlojnë epërsinë e xehetarëve ku në fund të çerekut të dytë rezultati ishte KB Rahoveci 29 – 34 KB Trepça.

Çereku i tretë përsëri fitohet nga vreshtarët (18-13) dhe me të përfunduar ky çerek gjithçka ishte e barabartë, rezultati në semafor figuronte KB Rahoveci 47 – 47 KB Trepça.

Dhjetë minutëshi i fundit ishte i zjarrtë ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë skuadra tjetër, në minutat e fundit të ndeshjes falë përqendrimit më të madh të skuadrën së Vreshtarëve arrijnë që të triumfojnë me anë të dy gjuajtjeve të lira nga lojtari Traylor i KB Rahovecit.

Ultras Vreshtarët me të përfunduar ky takim kanë festuar rrugëve të qytetit dhe kanë pritur skuadrën e tyre me brohoritje dhe fishekzjarrë afër palestrës “Mizahir Isma”

Me këtë fitore KB Rahoveci plasohet në gjysmëfinale kur do të takohet me skuadrën nga Suhareka KB Golden Eagle Ylli pasi këta të fundit arritën lehtësisht të kalojnë pengesën e quajtur KB Bashkimi.

Ditën e premte pritet të zhvillohet gjysmëfinalja derbi ndërmjet rivalëve më të mëdhenj të Superligës aktualisht ndërmjet KB Rahovecit dhe KB Golden Eagle Ylli.

Kujtojmë që KB Rahoveci ka bilanc pozitiv ndaj Suharekasve në duelet direkte me ta./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment